Bota

VIDEO që ka pushtuar rrjetin/ Merkel nis të dridhet sërish në publik

Merkel u drodh sërish teksa takoi presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në Pallatin Bellevue në Berlin të enjten në mëngjes. Pamjet tregojnë se si Merkelit iu ofrua një gotë uji, të cilën ajo nuk e pranoi.

Një fotograf për agjencinë gjermane të lajmeve tha se kancelarja dukej më mirë pasi filloi të lëvizte përsëri.

Klik Videohttps://youtu.be/44j-tpuEefs

Merkel, 64 vjeç, po merrte pjesë në largimin e ministres së Drejtësisë, Katarina Barley për tu bërë deputete dhe për betimin e zëvendësuesit të saj, Christine Lambrecht, gjithashtu nga Partia Social Demokrate.

Më 18 qershor Merkel u pa dridhur gjatë nderimeve ushtarake për presidentin vizitues ukrainas, Volodimir Zelenskiy. Ajo më vonë fajësoi dehidratim, duke thënë se ndihej më mirë pasi pinte ujë.