Lajme

Shqiptarët në Zvicër me marsh solidarizues për shtatëvjeçarin e vrarë

Shqiptarët në Zvicër sot marshojnë në Basel, pas vrasjes në mënyrë makabre të 7 vjeçarit nga Kosova, transmeton Ministria Lajmeve.


Në Basel të Zvicrës sot do të mbahet një marsh solidariziues me familjen e 7 vjeçarit, Ilias Mahmuti, i cili është vrarë në mesditën e së enjtes.

Ky marsh  të fillojë në ora 14:00.

Për këtë marsh është organizuar një event në Facebook ku shkruhet se ata që do të marrin pjesë sot aty do të nisen nga Schutzenmattpark dhe do të ecin deri tek vendi i krimit.

“Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, shkruhet në këtë event të organizuar në Facebook