Lajme

Përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Fushë Kosovë, tre të lënduar

Sot në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në komunën e Fushë Kosovës.

Rastin në fjalë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin. Për më shumë do ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.