Shqiptarët e Luginës ne një listë të përbashkët për zgjedhjet e 21 qershorit, ADSH me numrin 16 në fletëvotim
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar Lista e përbashkët e partive politike për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 21 Qershorit në Serbi.
“ADSH – Lugina e Bashkuar do të mbaj numrin 16 në fletën e votimit”, ka njoftuar ai.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
ADSH – Lugina e Bashkuar #16
Sapo u certifikua Lista e përbashkët e partive politike shqiptare për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 21 Qershorit.
ADSH – Lugina e Bashkuar do të mbaj numrin 16 në fletën e votimit.
Faleminderoj 4800 përkrahësit e PVD-së në veçanti, e 11730 përkrahësit e kësaj liste në përgjithësi, që me nënshkrimin e tyre përkrahen këtë Listë zgjedhore.
Ftoj të gjithë shqiptarët me drejtë vote të përkrahin listën e përbashkët dhe faleminderoj Republikën e Shqipërisë dhe Ministrin Cakaj për përkrahjen e parezervë të kësaj liste.
PVD do t’i prijë Listës e bashkë me të tjerët do t’i prijmë proceseve.