Të fundit

Ramadani i kundërpërgjigjet akuzave të Mitroviqit

Mungesa e transparencës dhe mos publikimi i të dhënave zyrtare është e kundërligjshme.

Kërkesa e Kuvendit Komunal për qasje në informacione publike, nuk do të duhej të konsiderohej si “thirrje e ngritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndëretnike”. Përkundrazi, thirrje për respektim të normave ligjore.

Ndryshe, mbajtja e këtyre informacioneve si “të fshehta” flet shumë për këto institucione dhe vetëm sa ngjall dyshimet për mundësinë e manipulimit.

Këto informacione që kemi kërkuar do të jenë në shërbim të qytetarëve të Bujanocit, për qëllime statistikore dhe projektuese të programeve të mundshme zhvillimore e social-ekonomike. Pasqyra e qartë e disponimit me kapacitete profesionale dhe gjithëpërfshirje të bashkësive edhe etnive që jetojnë në Bujanoc, në këto institucione. Barazia garantohet edhe me ligjet në fuqi.

Z. Mitroviq, po të ishte siç duhej, duke u respektuar përfaqësimi I të gjitha etnive sigurisht që struktura e të punësuarve do të ishte ndryshe dhe gjithsesi juve nuk do të ju pengonte kjo kërkesë e Kuvendit Komunal për t’i marrë këto informacione.

Shqetësimet tuaja janë si të dorëzoni listën e të punësuarave nga “Banja e Bujanocit”. Që nuk korrespondon me përbërjen multietnike të komunës në Bujanoc (por ne jemi në pritje të përgjigjes suaj, ngaqë kërkesën e keni pranuar).

Sa I përket pozitës sime: e ushtroj me përgjegjshmëri që një vit dhe jam I përkushtuar të punoj në të mirën e gjithë qytetarëve të Bujanocit, pa dallime, si djalë I lindur dhe rritur në qytet e ndjej peshën angazhimit edhe më fortë.
Ndërsa sa I përket asaj se sa I kam dhënë Bujanocit është më mirë ti pyesësh “Stare Bujanovčane” – Bujanocasit e vjetër, të cilët dyshoj se i njihni, kurse ndjej keqardhje se si silleni dhe mundoheni t’i përfaqësoni.

Asetet e Bujanocit nuk janë tuajat, por të qytetarëve të Bujanocit. Gjithashtu edhe Banja e Bujanocit nuk është e juaja, por e qytetarëve të Bujanocit.

Sa për të ta kujtuar shqiptarët në rrethin e Pçinjës përbëjnë 30% e popullsisë, e në institucione shtetërore janë të përfaqësuar me vetëm 1%, prej tyre.

Por, dilema ime është, çfarë ju keni bërë për Bujanocin, sepse unë nuk kam asnjë njohuri, përveç se kur urdhëroheni nga lartë të punësoni dikë nga Trgovishta, Vranja e Vlladiçin Hani në Bujanoc. Duke ua mohuar mundësinë e t’i leni rrugëve qytetarët e Bujanocit, e edhe serbët në emër të të cilëve po thirreni, e që nuk I përfaqësoni në të vërtetë.

Ejani në kuvend se nuk bëhet politika duke fyer e akuzuar, ejani të argumentoj gjitha këto që ti citova të cilat janë shumë pak nga ajo që duhet ta them vërtetë.