Të fundit

Salihu: Është shqetësues fakti që pushteti qëndror serb para çdo lloj zgjedhjeve bën “spektakle” të ndryshme kundër shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Sami Salihu përmes një shkrimi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit lokale në vend.

Salihu arrestimet e ditës së djeshme të zyrtarëve komunal, pronarit të një kompanie dhe kandidatit për deputet nga radhët e APN’s i konsideron “spektakle” të pushtetit qendrorë serb kundrejt shqiptarëve, transmeton Ministria e Lajmeve.

Tujtje kryesuesi i Kuvendit Komunal është shprehur se ai bashkë me Lëvizjen për Reforma shpresonë që Prokuroria serbe të mos përdoret si mashë për mbjelljen e frikës ndaj popullatës shqipëtare.

Postimi i plotë :

Lëvizja për Reforma dhe unë si Kryetar i Kuvendit, kemi ndjekur me shumë vëmendje gjithçka çfarë ka ndodhur këto 2 ditët e fundit në administratën komunale.Është shqetësues fakti që pushteti qëndror para çdo lloj zgjedhjeve bën “spektakle” të ndryshme kundër oponetëve politik por edhe kundër vet shqiptarëve, por është akoma dhe më shqetësues përdorimi i këtij “spektakli” nga akter politik lokal, që, përkundër faktit që janë kuadro dhe pasuri intelektuale të tyre dhe të vendit, përdorin fatkeqësinë e tyre, për disa poena ose marketing ditor politik lokal. Personalisht unë bashkë me Lëvizjen shpresojmë që Prokuroria serbe të mos përdoret si mashë për mbjelljen e frikës ndaj popullatës shqipëtare. Ajo që ka rëndësi në këtë moment është të shpresojmë për profesionalizëm dhe të tregohemi të pjekur që të mos nxitohemi të bëjmë gjykimin nga opinioni publik, pa sjellur një vendim të plotëfuqishëm gjyqësor.