Shqiptarët dynden në supermarkete për të bërë blerje
Kemi parë vazhdimisht në mediat e huaja se njerëz në panik kanë boshatisur supermarketet për shkak të frikës nga Koronavirusi.
Veçanërish pamje të tilla kanë mbërritur nga zonat më të prekura si Italia dhe Kina.
Mbrëmjen e djeshme dy rastet e para me Koronavirus janë evidentuar edhe në Shqipëri ndërsa sot kanë mbërritur disa fotografi nga supermarkete në kryeqytet dhe në Durrës ku ka pasur dyndje të njerëzve që nxitojnë të bëjnë blerje në masë.
E gjitha kjo vjen si masë paraprake nga qytetarët në rast se do të duhet të mbyllen në shtëpi dhe normalisht nëse rastet e të prekurve shtohen.
Disa nga pamjet vijnë nga një supermarket në Komunën e Parisit në Kryeqytet.