Bota

Zvicër: Po shkove në emergjencë pa qenë shumë i sëmurë, paguan 50 franga

Nese nuk jeni sëmurë rëndë, nuk jeni për emergjencë dhe e bëni këtë, atëherë ju do të duhet të paguani një shumë të caktuar të hollave, për të shkuar në dhomën e urgjencës.

Këshilli i Shteteve pranoi një iniciativë parlamentare për të faturuar njerëzit që kërkojnë trajtim në dhomën e urgjencës për çështje shëndetësore jourgjente një tarifë prej 50 frangash, të cilën pacientët do të duhet të paguajnë nga xhepat e tyre.

Deputetët argumentuan se kjo masë mund të largojë ata që nuk janë të sëmurë rëndë të shkojnë në dhomën e urgjencës që të mos e mbingarkojnë sistemin, ndërsa gjithashtu largojnë stafin mjekësor nga pacientët që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Përjashtimet mund të zbatohen për fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16 vjeç, pacientët e referuar në dhomën e urgjencës nga një mjek dhe ata që trajtimi i tyre kërkon më pas shtrimin në spital. /Albinfo.ch