Shqiprim Arifi: Dita e Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se Dita e Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar, dhe njëherit ka uruar gjithë shqiptarët anë e mban botës këtë festë madhështore.
Shkrimi i plotë i z.Arifi :
28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.
Në këto ditë të vështira që po kalojnë vëllezerit dhe motrat tonë në Shqipëri pas termetit, solidarizohemi, ndajmë dhimbjen për viktimat, lutemi që të mbijetuarit të kenë shërim sa më të shpejt.
Urime 28 Nëntori – Urime Dita e Flamurit Kombëtar
KRYETARI I KOMUNËS
SHQIPRIM ARIFI