Shqipëria siguron medaljen e parë në botërorin e boksit në mes të Beogradit
Boksieri nga Shqipëria, Alban Beqiri, ka bërë histori duke siguruar medalje në Botërorin e boksit që po mbahet në Beograd.

Beqiri, edhe kësaj radhe, si para meçeve tjera, ishte fishkëllyer derisa po ngjitej në ring. Por kjo nuk e ka ndalur atë.
Ai e ka mposhtur të mërkruën mbrëma në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashash 4:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Beqiri, që garon në kategorinë deri 71 kilogramë, humbi raundin e parë, por fitoi dy raundet tjera, duke siguruar kështu të paktën medaljen e bronztë.
Katër nga anëtarët e jurisë e vlerësuan Beqirin fitues (30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa njëri në favor të Eashashit (29:28).