Lajme

Vritet 25 vjeçari shqiptar në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak para një klubi nate në Këln, mëngjesin të hënës.

Një prokuror i lartë publik që po merret tashmë me çështjen se shqiptari nuk ishte banor i zonës dhe kishte shkuar në Këln për të vizituar një të afërm. Aktualisht nuk bëhen të ditura më shumë detaje nga kjo ngjarje.

Sipas policisë gjermane, dyshohet se fillimisht kishte pasur debat mes viktimës dhe një të riu rreth 20-vjeç i veshur me bluzë të bardhë, i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje.

Një dëshmitar për BILD: “Të dy kishin një debat brenda klubit dhe Vazhdoi jashtë. Papritur ai ra përmbys”.

Autoritetet tashmë po marrin në pyetje dëshmitarë dhe banorë të zonës për të mësuar më shumë detaje nga debati mes tyre dhe për të kuptuar shkaqet e vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar.