Shqipëria si Iraku, në 10 shtetet që kanë më shumë aplikime për azil
Muaji mars ka shënuar numrin më të lartë të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e bashkimit evropian. Të dhënat zyrtare e rendisin Shqipërinë në 10 vendet më problematike për numrin e aplikimeve por dhe të atyre që kërkojnë për herë të dytë azilin. Sipas të dhënave kjo është situata më e rëndë prej marsit të vitit 2018, edhe pse ende larg shifrave të vitit 2015
Statistikat tregojnë se pavarësisht shanseve të paktë për të përfituar, shqiptarët nuk tërhiqen dhe renditen në listën e dhjetë vendeve, shtetasit e të cilëve kanë dhe numrin më të madh të aplikimeve, përkrah Irakut, Kolumbisë apo Gjeorgjisë.
Kërkesat janë në rritje krahasuar me marsin e vitit 2018, e po ashtu i lartë është numri i kërkesave që presin shqyrtim nga autoritetet e vendeve anëtare të BE-së, plot 11810 të tilla.
Në përgjithësi numri i azilkërkuesve në Bashkimin Europian është rritur me 20 për qind krahasuar nga marsi i vitit 2018, por numri është më i ulët nga koha e shpërthimit të krizës së refugjatëve në vitin 2015.
Shqipëria ka marrë disa masa të ulur numrin e azilkërkuesve dhe ka vendosur bashkëpunimin me autoritetet policore të disa vendeve anëtare.
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për azil, Komisioni i BE-së thotë se Shqipëria vijon t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave.