Shqipëri

Shqipëria dërgon edhe 60 infermierë në Itali, reagon Di Maio

Menjëherë sapo një grup prej 60 infermierësh u përcollën nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Rinas, drejt Italisë, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Sot mbërrijnë në Itali 60 infermierë për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë, që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për solidaritetin ndaj Italisë”, shkruan Di Maio në Twitter.

Ky është grupi i dytë me personel mjekësor që është nisur nga Shqipëria në Itali për të dhënë ndihmën e tyre në luftën ndaj Covid-19. Grupi i parë ishte i përbëra nga 30 persona, mjekë dhe infermierë.