Shqipëri

Tre të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri

Tre persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar 158 raste të reja nga testimi i 905 mostrave.

Të martën janë regjistruar edhe 140 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 8965.

Sa i përket shifrave të përgjithshme, në Shqipëri janë 5200 raste aktive. Deri tash kanë rezultuar pozitivë 14568 persona, ndërsa 403 kanë vdekur.