Shqipëria, 10 vjet në NATO, parada në Sheshin “Nënë Tereza”
Me rastin e përvjetorit të 10 të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një paradë ushtarake u zhvillua në Sheshin “Nënë Tereza” këtë të premte, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, si dhe ambasadorë të vendeve aleate.

Pas deklaratave të ditëve të fundit dhe nën një klimë të tensionuar politike, eventi shërbeu edhe si një mundësi që Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama të shtrëngonin duart.
