Lajme

Hapen dyert e stadiumit për parkimin e veturave në ditën e “xhuma”

Pas reagimeve qytatare hapen dyert e stadiumit te qytetit per parkimin e veturave

Pas ankesës së qytetarëve të cilat kishin ardhur ne adresën e redaksisë sonë, në lidhje me shfrytëzimin e hapësirës publike për parking aty ku ndodhet stadiumi i qytetit, ktyetari i Komunës së Preshevës ka vendosur t’i hapë dyert e këtij stadiumi. Ky padyshim që është një shembull tipik ku fiton qytetari aktiv i cili ngrit zërin për çdo gjë që është në të mirë të qytetarëve në tërësi. Me ketë rast komuniteti mysliman i cili gjatë ditës së premte frekuenton xhamin Ebu Beker Es-Sidik, falënderojn kryetarin Arifi për përgjigjen pozitive duke vepruar kështu në një afat shumë të shpejtë kohor brenda një jave. Me këtë rast inkurajojmë të gjithë qytetarët të reagojnë për çdo problematik apo vështirësi që hasin në vendbanimet e tyre. Redaksia e Ministrisë së lajmeve do të jetë gjithmonë në krahë të qyetarit aktiv i cili ngrit zërin në dobi të komunitetit ku jeton.