Shqipëri/ Meta fton Ramën në tryezë, përgjigjet kryeministri
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka ftuar në një tryezë Kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit ka refuzuar.
Kabineti i kreut të shtetit i ka dërguar një letër drejtores së kabinetit të kryeministrit. Aty shkruhet: “E nderuar zonja drejtore, dëshiroj t’ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, SHTZ Ilir Meta mirëpret nesër në datën 27 qershor 2019 në takim kryeministrin SHTZ Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend në çdo orë që ai mundet duke filluar nga mëngjesi herët në orën 05.00 deri në orën 13.00 në zyrën e tij në Presidencë. Ju lutem bëjeni me dije Kryeministrin për sa më sipër” – thuhet në dokument.
Por Ram,a është përgjigjur në rrejtet sociale duke refuzuar.
“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!” – shkruan Rama. Më poshtë keni letrën e dërguar nga Meta dhe përgjigjen e Ramës në Twitter.