Të fundit

Konsultimet për qeverine e re: Vuçiq i fillon me deputetin Kamberi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka filluar konsultimet për kandidatin për kryeministër të ardhshëm dhe fillimisht takohet me Shaip Kamberin, bartës i listës së shqiptarëve nga jugu i Serbisë “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”.

Presidenca njoftoi të dielën se në orën 08:30 ishte caktuar takimi me përfaqësuesesin e listës shqiptare.

Vuçiq sot do të takohet edhe me përfaqësuesit e listës “Partia Ruse – Sllobodan Nikoliq”.

Lista e Kamberit dhe Nikoliqit kandiduan si parti të pakicës në zgjedhjet e dhjetorit dhe fitun nga një deputet/ministrialajmeve.com