Shqipëri/Kërcënimi me jetë i Lulzim Bashës, vjen lëvizja urgjente e Ilir Metës
Pas publikimit të lajmit për kërcënimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, Ilir Meta ka thirrur në takim kreun e SHISH, Helidon Bendo.
Bashkë me Bendon, në takim është edhe komandanti i gardës së Republikës.
Kujtojmw se Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim informal ditën e premte me truprojën e Lulzim Bashës, të cilin e ka vënë në dijeni se kreu i PD-së i rrezikohet jeta.
Këtë fakt e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm për të kërkuar informacion për “kërcënimin e pretenduar ndaj kreut të opozitës”.