Të fundit

Serbia bie nën 7 milionë banorë

Beograd, 15 janar – Demografja Danica Shantiq i ka thënë RTS-së se tani në Serbia jetojnë më pak se shtatë milionë banorë.

Ndonëse ka një trend rritjeje të lehtë të numrit të fëmijëve (rreth 160), kjo, siç është shprehur ajo, nuk mjafton, sepse Serbia humb në vit 37 mijë banorë.

Shantiq ka thënë se sipas të dhënave të fundit të Entit të Statistikave, në Serbi jetojnë më pak se shtatë milionë banorë, numër i panjohur për historinë e re.

Serbi vjet kanë lindur 63 mijë foshnje, ndërsa 103 mijë njerëz kanë vdekur.