Shpëton NISMA, veç 30 vota mbi prag
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1508 vendvotimeve me vendim të PZAP’së. Nga rezultatet e nxjerra pas rinumërimit, Nisma Socialdemokrate po thotë se e ka kaluar pragun.
Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e Nismës, të cilët kanë thënë se pas rinumërimit Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Nisma Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.
Partia e Fatmir Limajt e ka kaluar pragun për 30 vota.
Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.