Të fundit

Fillon asfaltimi i rrugëve në komunën e Bujanocit

Fillimi i pranverës ka mundësuar edhe fillimin e punimeve në terren. Sot, zyrtarë komunal të kryesuar nga kryetari i komunës së Bujanocit kanë vëzhguar nga afër fillimet e punëve në fshatin Bilaç, respektivisht asfaltimin e një rruge prej 330 metrave, me vlerë prej rreth 2 milionë dinarëve pa TVSH. Punëkryes i këtyre punëve është kompania “Saba Bellça”.

Derisa qytetarët shprehen të kënaqur për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, zyrtarët komunal theksojnë se punimet në përmirësimin e kushteve për jetesë do të vazhdojnë edhe në rrugë tjera të Bilaçit, por edhe në vendbanimet tjera të komunës së Bujanoc.