Lajme

QSA, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Diabetit me një ligjëratë informuese

QSA – sektori i gruas në Preshevë, mbajti një ligjeratë para një numri të madh të femrave të moshave të ndryshme, me temën ‘Diabeti’ me mjekën dr. Hamide Veliu Mehmeti dhe ‘Diabeti në shtatzani’ me mjekën dr.spec. Arbenita Arifi.

Përveç shpjegimeve të përcjellura me video figurative, u bë thirrje që personat me diabet apo paradiabet të merren me aktivitet fizik, konsumim i ushqimeve bimore të papërpunuara dhe masa të tjera.
Poashtu të bëhet çdo përpjekje e mundshme për edukimin dhe rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit.

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi.

Aktualisht, në rajon edhe në botë janë këto të dhëna:
5 % e popullatës botërore vuan nga Diabeti
5 % e vdekjeve globale të lidhura me Diabetin
~ 500 milion të sëmurë me diabet në botë
~ 500 mijë të sëmurë me diabet në Sërbi
~ 50 mijë të sëmurë me diabet në Kosovë
~ 15o mijë të sëmurë me diabet në Shqipëri
> 50 % e diabetit tip 2 mund të parandalohet.

Ky është aktiviteti i dytë, në kuadër të ” Javës së Nentorit”, te organizuar nga QSA. Aktivitete të karakterit humanitar dhe shoqëror do të ketë në vazhdimësi.