FutbollSporti

Shorti/Real Madrid-Manchester City, përplasje “titanësh”, me fat Juve e Barcelona

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8-ave të Champions League, që përcaktoi 8 çiftet e këtij raundi. Dueli më i zjarrtë është pa dyshim Real Madrid – Manchester City, një finale e parakohshme që vë përballë rekordmenët e Europës me aspiruesit anglezë, që drejtohen nga Pep Guardiola.

Shumë interesant edhe çifti Borussia Dortmund – PSG, me trajnerin gjerman Thomas Tuchel që vihet përballë ish skuadrës së tij. Liverpooli, fituesi në fuqi i trofet gjen një “kockë të fortë” si Atletico e Madridit, ndërsa Bayerni i Mynihut Chelsea-n.

Më fat Juventusi e Barcelona, që do të zfidohet respektivisht nga Lyoni dhe Napoli, ndërsa Tottenhami do të përballet me Leipzigun. Atalantës golgat i rezervuan si kundërshtare Valencian, që do të thotë se bergamaskët mund të ëndërrojnë për të prekur çerekfinalet.

Çiftet e fazës 1/8

Borussia Dotmund – PSG

Real Madrid – Manchester City

Atalanta – Valencia

Atletico Madrid – Liverpool

Chelsea – Bayern

Lyon – Juventus

Tottenham – Leipzig

Napoli – Barcelona