Shëndetësi

Vitamina C, esenciale për lëkurë të shëndetshme

Gjatë sezonit të ftohtë apo “sezonit të gripit” dhe inflamacioneve rekomandohet konsumimi sa më shumë i vitaminës C, që organizmi sa më lehtë të mund të përballet dhe të shërohet.

Nuk ka dilemë që vitamina C është një nga vitaminat më të mira dhe më të rëndësishme në ruajtjen dhe forcimin e sistemit imunitarë. Por, kjo nuk është ana e vetme e mirë dhe “funksioni” i saj, meqë ka edhe shumë benefite kur bëhet fjalë për gjendjen e përgjithshme të organizmit, kurse njëri nga ato është edhe reagimi i shkëlqyer sa i përket lëkurës, shkruan Koha Ditore.

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë rekomandohet përdorimi i Vitaminës C në trajtimin, parandalimin, por edhe në probleme të ndryshme kur është fjala për lëkurën. Kjo vitaminë përdoret në mënyra të ndryshme, si pjesë e ndonjë kremi apo produkti për trajtim, por gjithashtu si vitaminë nga ampula, duke aplikuar direkt në lëkurë.

Ka shumë arsye pse gjithnjë e më shumë persona vendosin për përbërës natyral për trajtim, sidomos vitaminën C. Për më shumë rreth saj flasin dermatologët.

Kundër njollave nga dielli

Lëkura ndryshon gjatë verës dhe ditëve kur dielli është shumë i fortë, ashtu që shpesh formohen njolla dhe pikla të zeza nga vetë forca e rrezeve të diellit. Dermatologia Ylfete Sharni nga Ordinanca “Grelogen” thotë se edhe pse shfaqen shumë shpejt këto pika, më vonë është shumë vështirë të eliminohen. Madje, sipas saj shumica vendosin t’i zbardhin kimikisht pas shfaqjes së tyre. “Mirëpo, preventiva në formë aplikimit të kremrave që përmbajnë vitaminë C, si dhe aplikimit të vitaminave në çfarëdo lloj forme, ndikon në eliminimin e shpejtë të këtyre piklave, të pengohet paraqitja e tyre, sepse ai e zvogëlon pigmentimin e lëkurës e cila pengon krijimin e ndryshimeve të tilla”, këshillon ajo… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)