LajmeOpinione

Shkrimtari nga Beogradi: Serbët në Kosovë jetojnë më mirë se serbët në Serbi

Dramaturgu dhe profesori i Fakultetit të Arteve të Dramës në Beograd Nebojsha Romçeviq ka deklaruar se nuk beson se Serbia ka pasur udhëheqës më të këqij në historinë e saj.

“Atë çfarë e kanë të përbashkët, e çka aspak nuk dyshoj, është likuidimi i Serbisë në kuptimin demografik, shpirtëror, ekonomik, politik, ekologjik dhe arsimor. Jam i bindur se serbët në Kosovë jetojnë më mirë sesa serbët në Serbi”, ka thënë Romiçeviq në një intervistë dhënë revistës serbe NIN.

Ai pretendon se për njëzet vjet, në këtë mënyrë Serbia nuk do të ekzistojë më.

“Kjo është pasojë e vetme e qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe”, ka thënë Romiçeviq.