Shqipëri

Alarmi i mjekëve për covid19 në Shqipëri: Nuk njeh moshë, po preken edhe të rinjtë

Vijon beteja e përditshme për jetën në dy spitalet Covid, ku të shtruar janë 120 pacientë.

Sipas mjekes infeksioniste Migena Qato, nuk mungojnë as moshat e reja. Ndaj ajo u ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat e distancimit fizik, por edhe higjienën.

Në të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë janë aktivë me Covid-19, 2335 pacientë.

Më shumë se gjysma e tyre është në Tiranë, pasi janë 1285 të infektuar aktivë. Ndërsa pjesa tjetër e tyre janë të përqendruar në Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier dhe Lezhë.