Shkretëtira e Arabisë Saudite mbulohet nga dëbora
Pjesë të tëra të Arabisë Saudite u mbuluan nga dëbora të premten, veçanërisht në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr.
Temperaturat ranë nën 0 gradë Celsius në disa pjesë, ndërsa zyra e meteorologjisë së Arabisë Saudite u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të shmangin zonat e izoluara.
Autoriteti i Përgjithshëm i Meteorologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit parashikoi gjithashtu reshje të mëdha shiu dhe bubullima mbi Tabuk, Madinah, Kufijtë Veriorë, Ha’il dhe Al-Jawf.
#WATCH: Parts of #SaudiArabia were blanketed by snow on Friday, especially in the northwestern regions such as the Dahr Mountains (Video: @alekhbariyatv)https://t.co/HCQWErHoR1 pic.twitter.com/g2pN8V7GRp
— Arab News (@arabnews) January 10, 2020