Sporti

Khabib Nurmagomedov do ta mbrojë titullin kundër Tony Ferguson

Kampionati i Luftimeve UFC është duke punuar që ta organizojë një ndeshje midis atletit rus Khabib Nurmagomedov dhe atij amerikan Tony Ferguson.

Përballja do të zhvillohet në New York të Shteteve të Bashkuara, shkruan Sport Bible, transmeton Klan Kosova.

Sipas ESPN, Nurmagomedovit do t’i duhet ta mbrojë titullin e tij UFC të peshave të lehta kundër Fergusonit në muajin mars ose prill të vitit 2020.

Kujtojmë se Nurmagomedovit është i pamposhtur në 28 ndeshjet e tij të zhvilluara deri më tani. Madje ai ka arritur ta mposht edhe atletin karizmatik, Conor McGregor.

Ndërsa Ferguson është i njohur për mënyrën inteligjente të të luftuarit si dhe për kondicionin e tij të gjatë në dyluftim. Shpesh herë rivalët e tij përfundojnë të përgjakur pas përballjes me të.