Kryesore

Bill Clinton reagon pas fitores së Biden në zgjedhjet presidenciale

Pas triumfit të Bidenit në zgjedhjet e 4 nëntorit, ka reaguar edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.

Në një reagim në Tëitter, Clinton ka thënë se në SHBA ka fituar demokracia.

“Amerika foli dhe demokracia fitoi. Tanimë kemi një president dhe një zëvendës-president të zgjedhur që do të na shërbejë të gjithëve dhe do të na bëjë bashkë. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e juaj”, ka shkruar Clinton në llogarinë e tij në Tëitter./G.blic