FutbollSporti

Shkëlqen Kosova, fitore bindëse ndaj Lituanisë

Kosova ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Lituanisë në Prishtinë me rezultat 4:0.

Golin e parë e ka shënuar Arbër Zeneli në minutën e 27-të. Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Pas disa aksioneve, Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur me kokë, pas krosimit nga Milot Rashica.

Zeneli nuk u ndal dhe shënoi një super gol në minutën e 71-të. Golin e katërt në këtë përballje e shënoi Besar Halimi pas një aksioni individual.

Kosova do të përballet me Suedinë dhe Spanjën, në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.