Sporti

Tifozët shqiptarë nga Bursa e Turqisë me baner ”Serbia është Kosovë”

Shqiptarët nga qyteti i Bursës, kanë dalur edhe njëherë tjetër përkrah shtetit të Kosovës, me tifozët që kanë ‘goditur’ serbët me parullën ”Serbia është Kosovë”

Bursa është qyteti ku ndodhen  800 000 mijë shqiptarë.

Gjatës ditës së djeshme, shteti i Kosovës shënoi përvjetorin e 11-të të Pavarsisë dhe pikërisht në këtë datë tifozët e Bursaspor zbuluan parullën me mbishkrimin ”Serbia është Kosovë”.

Më saktësisht kjo ndodhi gjatë ndeshjes mes Bursaspor dhe Akhisar, që u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 1-4.

Përveç mbishkrimit të kësaj parulle, tifozët turq kanë vendosur edhe flamurin e Kosovës afër saj.