Shfaqet premiera e filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq”
Mbrëmë në ambientet e kafiterisë “Kafja e Vogël” në qendër të Preshevës, u shfaq premiera e filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq”.
“E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” është filmi dokumentar që u promovua dje në mbrëmje në kafeterinë “Kafja e Vogël” në Preshevë.
Dokumentari trajton temën e migrimit të madh të të rinjve si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike e shoqërore në Preshevë, ka shpjeguar Shkodran Ismaili, skenaristi i dokumentarit.
Dokumentari synon të ndikojë tek të rinjtë e Preshevës duke i motivuar ata të mbeten në Preshevë edhe pse është sfidë e madhe, tha mes tjerash Shkëlzen Limani, bashkëpunëtor në realizimin e filmit dokumentar.
Dokumentari synon të ndikojë tek të rinjtë e Preshevës duke i motivuar ata të mbeten në Preshevë edhe pse është sfidë e madhe, tha mes tjerash Shkëlzen Limani, bashkëpunëtor në realizimin e filmit dokumentar.
Të pranishmit në premierën e filmit dokumentar thanë se janë befasuar pozitivisht nga puna e të rinjve që kanë realizuar këtë dokumentar.
Përkundër faktit se realizimi i filmit dokumentar “E ardhmja e Preshevës në udhëkryq” është kontribut i punës vullnetare të ekipit realizues, producenti dhe regjisori i filmit dokumetar, Flamur Osmani ka thënë se nuk i ka ndalë as moti i keq që të punojnë për katër muaj rresht, transmeton preshevapress, pëcjell ministrialajemeve.