Kryesore

Kurti: Rama t’ia propozojë Vuçiqit në “Ballkanin e Hapur”, draftin për shqiptarët në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vend se të dalë me propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duhet të dalë me propozim për pakicën shqiptare në Serbi. Kurti madje e ka ftuar Ramën që këtë ta bëjë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, ku Kosova refuzon të marrë pjesë.

“S’kam dyshim që kryeministri Edi Rama, beson që propozimi i tij i drafstatutit është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draftstatut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më së largu në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Luginë. Patjetër që ai beson se është model i duhur, e këtë do të duhej t’ia bënte si propozim presidentit të Serbisë për shqiptarët në Luginë, aq më tepër që neni 8 pika 1 e Kushtetutë së Shqipërisë thotë se mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar kudo”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë draftin që Edi Rama ua ka dorëzuar liderëve evropianë për çështjen e Asociacionit.

Kurti ka shtuar se modeli i propozuar nga Rama është model që vetë Rama beson se është i mirë për pakicat, por adresa duhet të jetë Beogradi dhe kërkesa për shqiptarët në Luginë.

“Unë i besoj kryeministrit Rama që ai beson se ai model është i mirë për pakicat kombëtare, por edhe duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe në kontekstin politik në të cilin ndodhemi, unë vetëm po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model, pra adresa Beogradi, kërkesa për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Unë nuk e di atë draft-statut, nuk e kam lexuar, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë po ashtu se në takimin e 18 marsit në Ohër, ka propozuar që vetë ta bëjë draftin e vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, por ka thënë se atë nuk mund ta bëjë pa pasur pajtim për parimet bazë dhe frymën