Shënohet viktima më e re në Serbi nga koronavirusi
Një burrë dyzet e dy vjeç (42) i cili vdiq nga koronavirusi në Serbi është viktima më e re në shtetin serb, raporton Ministria Lajmeve.
I ndjeri u soll në Qendrën Klinike në Nish në gjendje shumë të keqe dhe menjëherë iu vendos respiratori, por për fat të keq ai nuk arriti t’a përballojë virusin Covid-19 – thotë burimi i “Blic”.
Në serbi numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 900, dhe ndërsa të vdekur nga virusi Covid-19 janë 23 viktima deri më tani./ministrialajmeve.com