Të fundit

KKSH: 36 studentët e Luginës të ardhur nga Turqia, ata që nuk kanë simptoma do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre – dhe jo në karantinë

Lajm i mirë sot!

Pas një pune dhe angazhimi të jashtëzakonshëm, sot 36 studentët e Luginës kanë arritur në Beograd, ata që nuk kanë asnjë simptom do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre- dhe jo në karantinë.

Shumë shpejt me autobusin e siguruar nga Komuna e Bujanocit e me iniciativë të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë ata do të nisen nga Beogradi në drejtim të Bujanocit dhe Preshevës.

Faleminderime të veçanta për mirëkuptimin e treguar nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Angazhimin dhe bashkëpunimin e pashoq të Komunës së Bujanocit në rikthimin e tyre në Bujanoc dhe Preshevë.

Gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e Trupit Koordinues, Ministrive përgjegjëse dhe të gjithë atyre që u angazhuan.

Një mirënjohje dhe falënderim studentëve për durimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre ditëve.