Lajme

SHALA I PËRGJIGJET KONJUFCËS: JANË KËRCËNUAR EDHE GJYQTARËT QË MANDATET E NISMËS T’I MUNDËSOHEN VV-SË

Endrit Shala i Nismës i është përgjigjur Glauk Konjufcës të VV-së për numrin e mandateve të këtyre dy partive.

“Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar”!

“E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë”!

Sipas vendimit të fundit të Supremes i bie se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 31 deputetë nga 33 sa kishte fillimisht, ndërsa Nisma do të jetë në Kuvend me gjithsej gjashtë deputetë.

Konjufca tha se më herët se Nisma Socialdemokrate është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut, ka thënë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Në momentin kur këta e kanë kuptuar që Nisma bie, këta janë mobilizuar të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e parë ka qenë diaspora, të anulohen votat e diasporës”, ka thënë ai.

“Kur nuk mundën ta arrijnë, e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim nja 3 mijë vota Listës Serbe, ku nuk dëmtohet me asnjë deputet. Nuk u ndryshon as renditja. Lista Serbe nuk ka kurrfarë dëmi prej kësaj pune. Të tregtojmë dhe të bëjmë pazar me këto vota, që nuk e dëmtojnë Listën Serbe, por VV-në”.