Lajme

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid, ndalohen edhe dasmat

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të frenuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.Masat do t’i prekin disa sektorë. Nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë dhe do të ndalohen dasmat.

Ministri Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

“Duke iu referuar të dhënave, duke balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik e ekonomik propozojmë ndërmarrjen e masave të reja. Masat janë proporcionale me rreziqet e shkaktuara. Masat nuk përcaktojnë obligimin e vaksinimit të detyrueshëm duke qenë se kufizimet e vendosura mund të përmbushen me dëshmitë e statusit të vaksinimit, të rezultatit se personi nuk është i infektuar ose se ka antitrupa të mjaftueshëm. Nuk përjashtojmë marrjen e masave të reja varësisht nga situata epidemiologjike. Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, ekspertëve kërkojmë aprovimin të këtij propozimi”, ka thënë Vitia.

Vitia ka sqaruar se edhe dasmat janë ndaluar, për shkak të rritjet së numrit të të infektuarve, ndryshe nga çka ishte paralajmëruar mbrëmë nga vetë ai. Vitia të martën tha se dasmat do të lejoheshin por vetëm me orar të shkurtuar e me numër të kufizuar mysafirësh.

“Dje menjëherë pas konferencës për media që kemi pasur në MSH, kam qenë prapë në kontakt me grupet e interesit dhe ekspertët nga IKSHPK e brenda MSH-së, ku kemi ardhur në përfundim se edhe disa aktivitete tjera për shkak të projeksioneve për ngritjen e të infektuarve, të ndalohen. Ndër të tjera  ahengjet e dasmat”, ka thënë Vitia.

Kurti në fillim të mbledhjes, ka ftuar qytetarët që të vaksinohen. Ai shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik.

“Detyrë mbi detyrat për ne si qytetarë të përgjegjshëm është vaksina. Vaksina ka, mund të zgjidhet lloji i saj. Nuk kemi të vdekur nga varianti Delta që paraprakisht janë vaksinuar”, ka thënë Kurti.

Të mërkurën, Kosova ka shënuar rekord ditor të rasteve pozitive me koronavirus, me gjithsej 2110 raste dhe katër të vdekur.

Të martën, ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se nga 173 mostra të cilat janë dërguar jashtë vendit, 171 nga to kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se MF-ja e përkrah Ministrinë e Shëndetësisë sa i përket masave kufizuese dhe po ashtu për shtim të stafit apo mbështetje tjera financiare.

“Vaksinat tashmë i kemi, nuk ka nevojë për pasiguri, vaksinat janë, vetëm se në tempon që po shkon që është prej më të shpejtave, më tepër se 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës, normalisht që do të marrë pak kohë. Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve i qëndrojmë prapa dhe mbështesim çdo vendim të MSH sa i përket masave kufizuese për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe po ashtu mbështesim financiarisht çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë qoftë për ë shtuar stafin shëndetësorë, apo mbësht