Lajme

sh-ambasadori amerikan befason: SHBA dhe BE ta dënojnë Kosovën

William Montgomery, ish ambasadori amerikan në Serbi, ka deklaruar se ka nevojë që SHBA-të dhe BE-ja të sanksionojnë Kosovën.

Sipas tij përderisa nuk ka dënime specifike, siç mund të jetë heqja e ndihmës financiare “shqiptarët e Kosovës nuk do të heqin dorë nga sjellja e tyre aktuale”, transmeton JOQ Kosova.

“Ajo që po kërkoj nuk janë fjalë dhe masa ndëshkuese, por hapa konkret siç është heqja e ndihmës financiare. Derisa SHBA-të dhe BE-ja nuk janë të gatshëm t’i dënojnë ata, shqiptarët e Kosovës nuk do të heqin dorë” ka thënë Montgomeri për Tanjug.

Ndërkohë, një dëshirë të tillë kishte shfaqur edhe deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, i cili kërkoi që masat ndaj Kosovës të ashpërsohen.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë kërkuar me ngulm heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, duke paralajmëruar për masa ndëshkuese nëse kjo gjë nuk ndodhë.