MagazinaStili

Sfilata e “Gucci” në errësirë, të ftuarit me elektrik dore (FOTO)

U prezantua në Romë, koleksioni i ri i “Gucci”-t.

Sfilata u bë e gjitha në errësirë. Modelet duhet të sfilonin në një pasarelë pa prozhektoret dhe shkëlqimin e zakonshëm. Të pranishmit në sfilatë i lajmëruan paraprakisht të përdorin elektrikë dore për të ndriçuar pasarelën ku do parakalonin modelet. Koleksioni ishte punuar me mjeshti nga Alessandro Michele i cili shpjegoi dhe arsyen kësaj zgjedhjeje “të çuditshme”.

“Të punosh në modë është sikur të jesh një arkeolog dhe të zbulosh gjëra. Elektriku i dorës ndihmon në gjetjen e gjërave që nuk mund të shohësh dhe me atë ti vendos se çfarë do të shohësh dhe ku do ta drejtosh dritën, sidomos këtu në këtë vend mrekullish. Kur isha fëmijë, nuk më pëlqenin parqet, këndet e lojërave apo futbolli, dhe erdha këtu me babanë tim. Që atëherë dhe tani e dua arkeologjinë dhe artin, jam i fiksuar me botën antike, është si një sëmundje për të cilën nuk ka ilaç, besoj “- ka sqaruar ai.

“Trupi im, zgjedhja ime”- Ky është slogani feminist për koleksionin e ri të veshjeve të frymëzuara nga vizioni i lirisë, barazisë dhe të drejtave të grave.