LajmeTë fundit

Përmbytje në Novi Pazar: Vendbanimi Shutenovac në gjendje kritike (FOTO/VIDEO)

Si rezultat i reshjeve të dendura të shiut ka ardhur deri te përmbytja e lumit në disa vende gjatë natë së mbrëmshme. Momentalisht gjendja më kritike është Shutenovac, ku lumi Joshanica ka dal nga shtrati.

Paralajmërohen qytetarët të jenë më të kujdesshëm gjatë kalimit të urës, e posaqërisht fëmijët duhet të kalojnë urën vazhdimisht të shoqëruar.

Ekipet e shpëtimit tani më janë në terren.
Shtabi për situata të jashtëzakonshme do të takohen së shpejti, ndërsa mediat do të njoftohen për të gjitha me kohë.