Lajme

Serbia siguron 200 mijë doza të vaksinës Moderna

Instituti Torlak mori 200,000 doza të vaksinës Moderna, e cila iu dhurua Serbisë nga Polonia.

Kjo është hera e parë që vaksina e Moderna ka mbërritur në Serbi.

Vaksinat u dorëzuan nga ministrja për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviq, Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë Mirsad Gjerlek, nënkryetari i Kuvendit të Serbisë Vladimir Orliq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Shimon Shinkovski vel Senk dhe zv. Kryetarja e Parlamentit polak Malgozhata Gosjevska.