Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën
Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se shpreson që presidenti francez Emmanuel Macron, i cili sot shkon në vizitë zyrtare në Beograd do ta ndalojë siç tha ai “lojën” e Prishtinës rreth taksës dhe të japë garanci se ajo do të përfundojë së shpejti.
Daçiq duke u përgjigjur pyetjes nëse Franca mund të ndikojë në Prishtinë për të hequr taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogun me Beogradin, tha ai për “Blicin” serb se shpreson që ta dëgjojë atë përgjigje nga Presidenti i Francës.
“Askush nuk mund të më bindë se Evropa Perëndimore, e cila Franca është një nga udhëheqëset, si dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat janë angazhuar ndaj Prishtinës për pavarësinë e Kosovës, u nuk mund t’i detyrojnë ata (Ramush) Haradinajn që për tetë muaj të revokojë një vendim të turpshëm administrativ për shkak të të cilës qëndrojnë çështje më të rëndësishme politike “, tha Daçiq.
“Shpresoj se Presidenti Macron ta ndërpresë lojën dhe na jep siguri se ky episod i mundimshëm dhe turpshëm së shpejti do të përfundojë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
Sipas tij, shkuarja e Macronit në Serbi është një nga vizitat më të rëndësishme të personalitete të huaja në dekadën e fundit dhe se Beogradi i kushton rëndësi të madhe për shkak të se ka pritshmëri të mëdha