LajmeTë fundit

Elektrodistribucioni nga Vraja dëmton bizneset Preshevare?

Eleketrodistribucioni nga Vraja, javën që lam pas ka filluar me punime në qytetin e Preshevës dhe si rezultat i kësaj po vjen edhe deri te ndërprerja e rrymës nëpër zona të caktura. Punëtorët e këtij insitutucioni të pyetur nga stafi i Ministria Lajmeve, thonë se duhet bërë ndrrimi i orëve të rrymës nëpër zona të komunës së Preshevës, mirëpo nuk dihet që këto punime janë duke u bërë me ndonjë tendencë për të dëmtuar bizneset preshevare apo tani është momentumi i këtyre ndërhyrjeve nga ana e insitucionit në fjalë.Ndonëse, një gjë është e sigurtë se tashmë me ardhjen e bashkatdhetarëve nga diaspora, kompanitë apo ndërrmarjet vendore presin një rritje të punës nëpër secilin sektor biznesor të kësaj ‘sezone verore’.Dhe një gjë është tashmë e sigurtë se kjo që po ndodhë do t’i dëmtoj bizneset preshevare sepse punëtorët e Elektrodistubucionit u shprehen se do të punohet me orë, ditë dhe javë të tëra për të përfunduar ndrrimet e orëve nëpër zonat e qytetit të Preshevës, që nënkupton bizneset që janë me lokacion nëpër zonat ku punohet do t’i pamundësohet zhvillimi i biznesit së tyre.