Shqipëri

Shqipëri/ Shpërthim te ish-blloku, 4 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak pas mesditës së të hënës në një godinë në zonën e ish-bllokut, në rrugën “Vaso Pasha”, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan eventesh, ndërkohë që fare pranë zonës ndodhet edhe një pikë karburanti.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që ka dëmtuar edhe katin e dytë të pallatit ku ndodhet dyqani. Policia njofton se shpërthimi është shkaktuar nga një bombul gazi.

Dy prej të lënduarve janë dërguar në gjendje të rëndë në QSUT për të marrë trajtim mjekësor.