Serbia në panik: Kroacia po përgatit bllokadë për shtetin tonë!
Raportet ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit janë larg shkrirjes, nëse gjykohet nga deklaratat e krerëve të shtetit kroat, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç ka paralajmëruar shantazhe në rrugën evropiane të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
Por në Qeverinë e Serbisë nuk presin që Kroacia të ketë sukses në qëllimin e keqpërdorimit të anëtarësisë në BE me qëllim të zgjidhjes së konflikteve bilateral por mund të ngadalësoj hapjen e kapitujve të rinj.
Grabar Kitaroviç më herët ka thënë se Zagrebi do të kushtëzoj përparimin e Serbisë në rrugën evropiane me arritjen e marrëveshjeve në çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve që kanë të bëjnë me kufij, pakicat, fatin e të pagjeturve që duhet të zgjidhen në kapitujt 23 dhe 24 (te gjyqësia dhe sundimi i ligjit), që mund të mbeten gjatë të hapura për shaka se Serbisë i duhen vite me i përmbush kushtet.
Një nga çështjet më të mëdha mes Kroacisë dhe Serbisë është demarkacioni dhe 11 mijë hektarë përgjatë Danubit, ndërkohë kroatët kërkojnë vend të garantuar në parlament për pakicën kroate, ndarjen e pasurisë së ish-RSFJ dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe problem i krimeve të luftës.
Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se nga Zagrebi pritet obstruksion, por në fund ata nuk do të pyeten pasi vendimet i sjellin fuqitë e mëdha.
“Po të vendoste Kroacia a do të ekzistonte Serbia, ishim zhdukur moti. BE në të cilën Kroacia merr vendime kryesore nuk është organizatë ku ne kemi vendin. Ata nuk vlerësojnë faktin se Serbia ka lejuar Kroacinë të hyj në BE pa zgjidh çështjet kufitare dhe pasurinë publike. Ajo ka mbyll kufijtë në krizën e migruesve duke shpresuar se ne do vërshohemi nga ata”, ka thënë Vulin.
Ministrja e integrimeve evropiane Jadranka Joksimoviç ka thënë se nuk habitet nga deklaratat e këtilla të Zagrebit.
“Anëtarësia në BE disa vende e shohin si amnisti në obligimet e tyre të papërmbushura në çështjet e pakicave, kthimin e pasurisë, sundimin e ligjit dhe pajtimit. Procesi i bisedimeve nuk shërben që secili vend të shton kërkesat e vendeve kandidate. Për këtë shërbejnë platformat bilateral që të evitohet kushtëzimi i procesit të bisedimeve”.