Lajme

Basketbollisti serb trondit Serbinë: Kosova nuk është e jona

Nikola Kalinic, basketbollist i njohur i ekipit të Fenerbahçes dhe përfaqësueses së Serbisë, ka shkaktuar polemika të mëdha në opinion pas një interviste për Blic.

“Jam lindur në vitin 1991 – ekzistojnë probleme dhe konflikte rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm që shumë njerëz do të më urrejnë për këto fjali që do t’i them, por tani është koha që dikush t’i thotë publikisht: Ta zgjidhim këtë problem, të përfitojmë sa më shumë që mundemi dhe të vazhdojmë tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 e më shumë vitesh. Ka disa dekada që Kosova nuk është më territori ynë.

Le të më korrigjojnë ata që janë më të vjetër dhe të mençur se unë nëse jam gabim. Askush nuk jeton prej të kaluarës, prandaj sa më shpejt që të pajtohemi me të tashmen dhe të vazhdojmë tutje, do të jetë më mirë për ne.

Nuk jemi popull hyjnor, e as që kemi qenë ndonjëherë.

Kemi pasur momente të ndritshme në të histori, por duhet të pajtohemi me faktin se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë nëpër botë dhe le t’iu thotë të huajve prej nga vjen dhe kush është. Jam i sigurt se do të shokohet. Unë jam shokuar”,ka thënë ai.