Lajme

Serbia në listën e kuqe të BE-së

Për shkak të valës së re të virusit korona, Bashkimi Evropian do t’u rekomandojë vendeve anëtare të shtrëngojnë kriteret për hyrjen në territorin e tyre, gjë që mund të vështirësojë udhëtimin edhe të shtetasve të Serbisë në vitin 2022.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian propozoi që vlefshmëria e vaksinave të jetë nëntë muaj nga doza e dytë, të futet një dozë përforcuese në certifikatat e COVID-19, që vendet turistëve që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), por jo edhe BE, si vaksinën kineze “Sinopharma” ruse “sputnik V, as origjinali dhe as atë nga Torlak, nuk njihen as nga OBSH dhe as nga EMA, gjë që mund të ju kërkojnë test shtesë PCR.

Tani e gjithë kjo mbetet për t’u konfirmuar nga Këshilli i Evropës, pas së cilës rekomandimet duhet të zyrtarizohen më 10 janar 2022. Megjithatë, si me të gjitha vendimet e tjera të BE-së në lidhje me udhëtimet, ky do të jetë vetëm një rekomandim për shtetet anëtare, të cilat doemos secila përcakton kushtet për hyrjen e të huajve në territorin e tyre. Dhe atë nga vendet e tjera të BE-së, si dhe nga vendet jashtë Bashkimit Europianë.