Bota

Izrael-Hamas prag katastrofes! Netanyahu urdhëron sulme të mëdha në Gazë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se ka urdhëruar ushtrinë për sulme të mëdha kundër militantëve në Gaza, derisa po vazhdon rritja e armiqësisë për ditën e tretë në kufirin që ndanë dy vendet.
Një sulm ajror nga Gaza la të vrarë një civil izraelit të dielën, derisa dy palestinezë të armatosur u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit.

Ushtria e Izraelit tha se të paktën 450 raketa kanë pasur për cak qytetet jugore të Izraelit dhe kanë sulmuar 220 caqe të grupit militant të Gazës.

Raundi i ri i dhunës filloi dy ditë më parë kur një snajperist i xhihadit islamik, qëlloi trupat izraelite duke lënë të plagosur dy ushtarë.

Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim, përcjell REL.

Tensionet janë rritur ditëve të fundit pas dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakorduar