Lajme

Serbia konfirmonë raste të reja me koronavirus

Serbia ka konfirmuar dy raste të reja me koronavirus duke çuar numrin në total të infektuarve në 4.

Nga ora 18 e ditës së djeshme e deri më sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë mostra të gjakut, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv e tre tjera negative.

Rasti i parë me koronavirus në Serbi ishte konfirmuar në qytetin Subotica, ku burri me inicialet I.XH. ka rezultuar pozitiv në testet e bëra.